Seal: Heidi Klum më tradhëtoi
New York, 3 shtator - Në janar të këtij viti Seal dhe Heidi Klum i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe tashmë duket se arsyeja e divorcit ka dalë në dritë.
Këngëtari 49-vjeçar ka deklaruar se ish-bashkëshortja e tij 39-vjeçare kishte një lidhje me truprojen e saj para se të ndaheshin.
Britaniku i ka dhënë këto deklarata për TMZ pasi u publikuan disa foto të modeles gjermane me truprojen: Besoj se tani e keni përgjigjen që kërkonit prej shtatë muajsh.
Seal nuk shtoi asgjë tjetër përveç faktit se e vetmja gjë që ka rëndësi për të tani është mirëqenia e fëmijëve të tij.