Së shpejti përfundojnë xhirimet e filmit “The Land within Me”
Prishtinë 16 mars - Filmi i gjatë artistik “The land within me” / ”Toka brenda meje” me skenar dhe regji nga Fisnik Maxhuni ka filluar xhirimet në Kosovë me 8 shkurt dhe do t’i përfundoj ato me 21 mars. Pas kësaj xhirimet do të vazhdojnë në Zvicër edhe për 4 ditë.
Film përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.
Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora (Remo), Luana Bajrami (Una), Luan Jaha, Arta Muqaj, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena, Çun Lajçi
Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin, dhe prodhohet nga Ikone-studio dhe Alva Film.
“The land within me” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, FOC Federal Offcie for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage, FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.