Schwarzenegger rikthehet Terminator
Californi, 29 tetor - Kur i kanë mbetur më pak se 7 ditë nga dhënia e lamtumirës së postit të guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger njoftoi se do ti rikthehet aktrimit në Hollivud.
Tashmë 63 vjeç Shvarci njoftoi në Twitter se ka patur kontekte me regjisorin e filmit \'Terminator\', James Cameron dhe se pas pak kohësh do të sqarojë përfundimisht rolin me të cilin do të rinisë karrierën si aktor pas lënies së politikës.
Mundësitë që ish- Mister Universi të rikthehet me Terminator janë shumë të mëdha. Ai u shkëput nga regjistrimet e disa serive të tij pas angazhimeve në politikë.