Schwarzenegger protagonist i një reklame birre
Tokio, 18 janar - Arnold Schwarzenegger u bë personazhi kryesor i një reklame birre për një honorar prej 3 milionë dollarësh. Xhirimet e saj u realizuan në Japoni.
Sipas njoftimit të revistës amerikane \"Page six\", aktori i famshëm i Hollywood-it, i cili promovon mënyrën e shëndetshme të jetesës, reklamon pijen alkoolike në formë humoristike.
Sipas të dhënave të botimit të sipërpërmendur, reklama me pjesëmarrjen e Schwarzenegger-it do të shfaqet në kohën më të kushtueshme të teletransmetimit - gjatë finales së kampionatit kombëtar të futbollit amerikan Super Bowl, kur pritet rejtingu më i lartë televiziv.