Schwarzenegger mund të kandidojë për president të BE-së
Californi, 23 prill - Aktori i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger mund të kandidojë për president të Bashkimit Evropian, gjithnjë sipas miqve të tij.
Ylli i Terminator i shndërruar në politikan, i cili u largua nga posti i guvernatorit të Califronisë në janar, ka filluar të flasë për vendin e tij të ardhshëm të punës me miqtë.
Vitet e ardhshme BE-ja do të kërkojë një president që do të mund ta bashkonte Evropën, theksoi një mik i aktorit, Terry Tamminen.