Schwarzenegger largohet nga politika, i rikthehet aktrimit
California, 13 shkurt - Ish-Guvernatori i Californisë, Arnold Schwarzenegger, ka publikuar një mesazh në Twitter ku bëri të ditur largimin nga politika dhe rikthimin e mundshëm në aktrim duke shqyrtuar disa oferta.
Mediat amerikane spekuluan ditë më parë se Schwarzenegger mund të rikthehet në karrierën e tij si aktor, por nuk përjashtuan as mundësinë që ai të hyjë edhe në senat, opsion ky që u hodh poshtë nga aktori.
Arnold Schwarzenegger konsiderohet si njëri prej njerëzve më të suksesshëm në historinë e njerëzimit.
Ai konsiderohet si një prej aktorëve më të mirë të filmave aksion, dhe njëkohësisht politikan jashtëzakonisht i suksesshëm austriako-amerikan.