Scherzinger vuante nga bulimia
New York, 5 tetor - Një prej këngëtareve më tërheqëse në botë, Nicole Scherzinger nuk ka pasur gjithmonë një besim të patundur në pamjen e saj.
34-vjeçarja zbuloi se gjatë kohës së saj në grupin Pussycat Dolls vuante nga bulimia.
Duke folur në një intervistë televizive, Nicole pranoi se kishte përjetuar një periudhë vërtetë të vështirë.
E urreja veten gjatë asaj kohe. Nuk më pëlqente asgjë që bëja dhe isha shumë e sikletosur. Jam ndierë shumë e vetmuar. Ndonëse isha pjesë e një grupi, ansjëherë nuk jam ndierë më e vetmuar në jetën time, deklaroi këngëtarja.
Bulimia, një çrregullim ushqimor, shkaktohet nga një gjendje mendore që bën një njeri të provokojë vjellje apo të marrë mjekime që shkaktojnë diarre, nga frika e shëndoshjes.
Përfitoja nga momentet kur isha vetëm, për të nxjerrë ushqimin. Megjithatë, besoj se të gjitha vajzat e dinin problemin tim, pranoi Scherzinger.