Scherzinger me veshje që tregon pjesë të trupit të saj
Londër, 21 janar - Nicole Scherzinger xhiroi në fund të vitit të kaluar videon e këngës së saj të re në Londër dhe për të marrë sa më shumë klikime këngëtarja zgjodhi një veshje që tregonte shumë pjesë të trupit të saj.
Videoklipi i këngës Boomerang do të transmetohet për herë të parë në fund të kësaj jave, ndërsa sot janë publikuar disa foto nga sheshxhirimi.
Disa ditë më parë, këngëtarja nisi promovimin e Boomerang me anë të një seti fotografik.