Scherzinger fillon të shijojë suksesin e saj
Los Angelos, 11 nëntor - Një prej këngëtareve më të suksesshme në botë, Nicole Scherzinger, u paraqit me një pamje të mrekullueshme, në kopertinën e një reviste amerikane, në të cilën u publikua një intervistë e gjatë për jetën e saj profesionale.
33-vjeçarja shprerhet se pas vitesh pune të lodhshme dhe të pandalshme, më në fund po fillon të shijojë suksesin e saj dhe ti gëzohet fryteve të jetës artistike.
Ndonëse refuzoi të komentonte ndarjen pas katër vitesh me pilotin e Formulës 1, Lewis Hamilton, Scherzinger bëri një përshkrim të gjerë të vetës:
Nuk jam nga ato që qaj duke parë çdo film, por kur dëgjoj një këngë apo diçka tjetër të ndierë, e di që smund të përballoj emocionet.
Njëri prej mëkateve të Nicole është që nuk i ka kushtuar rëndësi gjërave të voglave që e kanë rrethuar.
Problemi kur bëhesh e njohur dhe korr sukses është që e le veten të qëndrosh mbi një re dhe shumë herë, problemet e zakonshme të njerëzve që të rrethojnë nuk i sheh më. Për fat të mirë, sot jam me këmbë në tokë dhe shumë më e përgjegjshme për gjërat që bëj.
Jam më e vendosur për të arritur suksese të reja. Edhe pse nuk i dihet kurrë se çfarë mund të të rezervojë jeta përpara, mendoj se kam edhe disa maja të reja për të pushtuar, përfundoi Scherzinger.