Scarlett Johansson shkëlqen në Hollywood
Hollywood, 3 maj - Ylli i Scarlett Johansson shkëlqen në Bulevardin e Famës në Hollywood. Aktorja 27-vjeçare, që në kinema po debuton me filmin The Avengers, ka shprehur para gazetarëve të pranishëm lumturinë e saj për këtë ngjarje historike.
Nuk ka rëndësi ajo që do të ndodhë në të ardhmen. Tani kam lënë shenjën dhe brezat e ardhshëm do të mund të më gjejnë këtu, në këtë copëz trotuari, ka thënë Johansson.
Jam shumë e emocionuar, jam në ambjentin e kinemasë prej 20 vjetësh, kam aktruar që kur kam qenë fëmijë. Ky yll është për mua si një gur mijëvjeçari, ka vijuar ajo.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kolegu i saj në filmin The Avengers, Jeremy Renner, që ka thënë disa fjalë për Johansson. Të punoje me të ishte e tmerrshme. Më ka rrahur për muaj të tërë, ka thënë me shaka aktori.
Kjo, pasi në filmin ku janë mbledhur të gjithë superheronjtë, Scarlett interpreton Vejushën e Zezë, një luftëtare e fortë dhe misterioze. Ylli i saj mban numrin 2470 në kategorinë e kinemasë.
Protagonistja e shumë filmave të Woody Allen, mes të cilëve Vicky, Cristina, Barcelona dhe Scoop, do të jetë Janet Leigh në filmin e Alfred Hitchcock dhe në Making of Psycho, ku do të interpretojë përkrah Anthony Hopkins.