10 Janar 2025

Saranda Bogujevci-drejtore e Kulturës në Prishtinë

Prishtinë, 3 dhjetor - Duke filluar sot, me vendim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Saranda Bogujevci do jetë në krye në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në komunën e Prishtinës.

Bogujevci përfundoi studimet në Universitetin Metropolitan të Mançesterit, dega e Artit Interaktiv. Qysh në moshë të hershme, Saranda organizoi punëtori në shumë shkolla dhe komunitete, e më vonë edhe në institucione të ndryshme si galeria e qytetit të Mançesterit, Muzeu i Luftës (IWMN), Community Arts North West, Yorkshire Sculpture Park, etj.

Së fundmi, Bogujevci ka pasur një sukses të madh me ekspozitën “Bogujevci/Histori Vizuele”, ku përmes artit bashkëkohor ajo shfaqi dramën e familjes së saj gjatë luftës në Kosovë.

Historia e saj dhe e familjes së saj ka qenë subjekt i dy dokumentarëve nga CBC dhe BBC, si dhe ka qenë gjithashtu e mbuluar nga botuesit më prestigjioz në botë, “The Guardian”, “Readers Digest”, “The Neë York Times” dhe “Marie Claire”. Historia e saj, gjithashtu, është pjesë e shfaqjes së madhe ‘Children and War’ ne Imperial Ëar Museum North, në Angli, e cila për çdo ditë shikohet nga mijëra vizitor.

Saranda Bogujevci ka bashkëpunuar me institucione të ndryshme dhe organizata si “The Eden Project”, ndërsa ka qenë e angazhuar edhe me punë me komunitete të ndryshme në Mançester lidhur me ngritjen e vetëdijes për refugjatët dhe të azil kërkuesve që jetojnë në Britani.

Saranda Bogujevci është artiste dhe kuratore. Në fund të vitit 1999 ajo u dërgua në Britani të Madhe për shërim nga plagët që i kishte marr gjatë luftës në Kosovë. Saranda Bogujevci është njëra prej të mbijetuarave të masakrës së familjeve Bogujevci e Duriqi.

Më datë 28 mars 1999, u vranë 14 anëtarë të këtyre familjeve në ditën kur Serbia festonte ditën e shtetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)