Sandra Bullock përdor krem kundër plakjes
SHBA, 26 mars - 45-vjeçarja Sandra Bullock, përdor krem të shtrenjtë kundër plakjes në mënyrë që të mbetet sa më e re dhe në formë.
Aktorja fituese e çmimit Oskar ka pranuar se është fanse e flaktë e kremit kundër plakjes "La Prairie", përderisa shton se ajo nuk e di saktë se cilat janë përparësitë e përdorimit të tij.
"Më pëlqen kremi kundër plakjes "La Prairie". Nuk është i lirë dhe nuk e kam idenë nëse funksionon, por më pëlqen se si e bën lëkurën time të ndjehet mirë. Të gjithë kujdesen më shumë kur është në pyetje mosha, por unë tani kam filluar t'i kushtoj rëndësi. Nuk e di si do të dukem në moshën 60-vjeçare, por më pëlqen të bëj eksperimente".
"Parfumi im i preferuar gjithmonë ka qenë Dune nga Christian Dior. Ka një erë të veçantë që më kujton ndjenjën e të dashuruarve", ka thënë Bullock.