Sandra Bullock me të dashur të ri
Nju Jork, 30 tetor - Sandra Bullock dhe i dashuri i saj i përfolur Bryan Randall pushtuan qytetin e Nju Jorkut të mërkurën.
Aktorja 51 vjeçare dhe i dashuri i saj i bukur, 49 vjecari fotografist nga Los Anxhelos, janë parë duke dalë nga restorani Waverly Inn në Nju York të mërkurën në mbrëmje.
Sipas një dëshmitari Bullock dhe Randall janë parë duke dalë nga restorani dorë për dore dhe janë përqafuar pasi janë ndarë dhe kanë vazhduar rrugën me veturat e tyre.
Më herët gjatë mbrëmjes Bullock është paraqitur në The Tonight Show për të bërë promovimmin e Our Brand Is Crisis.