Sandra Bullock, 1 milionë dollar për Japoninë
New York, 19 mars - Sandra Bullock i ka dhururar 1 milionë dollar Kryqit të Kuq në ndihmë të Japonisë, vendit që u godit nga një tërmet 8.9 ballësh javën e kaluar.
Të ardhurat e aktores për vitin 2010 shkuan deri në 22 milionë $ dhe pritet që edhe këtë vit fitimet për Bullock të jenë të mëdha duke marrë parasysh se do të interpretojë në 9 filma të rinj.
Kryqi i Kuq amerikan i është shumë mirënjohës Sandra Bullock dhe familjes së saj për këtë donacion bujar. Ky kontribut është shumë i rëndësishëm për nevojat urgjente të shumë njerëzve në Japoni, lexohej në komunikatën e organizatës.
Vitin e shkuar, aktorja 46-vjeçare dhuroi edhe 1 milon $ të tjerë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Haiti.