Salma Hayek: Më pëlqen të kem pavarësi financiare
Hollywood, 7 tetor - Salma Hayek mund të martohet me një biznesmen të fuqishëm por ajo thotë se nuk është kukulla e askujt.
Aktorja 45-vjeçare është martuar me Francois-Henri Pinault, një njeri shumë i pasur.
Më pëlqen të merrem me modën bashkë me atë por nuk jam kukulla e askujt, ka thënë Hayek për revistën amerikane Redbook.
Punoj fort. Jetoj me forcat e mua dhe më pëlqen kjo gjë. Më pëlqen të kem pavarësi financiare. Nuk dua të jem e varur nga askush. Por kur kam probleme, ndonjëherë është mirë që të kesh dikë që të ndihmon, ka shtuar aktorja.