Russell Brand ende i dashuruar pas Katy Perry
Hollywood, 18 maj - Martesa e tyre zgjati 14 muaj, por Russell Brand nuk ka asnjë pishman nga historia e tij me Katy Perry.
Megjithatë, ai nuk e fsheh se gjashtë muaj pas divorcit, vazhdon të ketë ende ndienja të forta pas këngëtares.
Në një intervistë televizive, Brand deklaroi: Jam ende i dashuruar pas saj. E dua ende si njeri. Por, ndonjëherë disa marrëdhënie nuk janë të destinuara që të funksionojnë dhe jona ishte njëra prej tyre.
Në lidhje me 14 muajt e kaluar bashkë dhe gjërat që mund të bënte ndryshe, komediani 36-vjeçar shtoi:
Nuk kam asnjë pishman. Jam shumë i lumtur që kam qenë i martuar me të dhe po të kthehesha pas, nuk do të mund të bëja dot gjëra ndryshe.