28 Dhjetor 2024

Rusia jashtë Eurovision

Kiev, 14 prill - Pas vendimit të Ukrainës për të mos lejuar që këngëtarja ruse Julia Samoilova të performojë në Festivalin europian të këngës, Eurovision, ka ardhur edhe kundërpërgjigja ruse.

Kanali Channel One, që ka të drejtën e transmetimit të këtij spektakli, ka vendosur të mos e transmetojë festivalin që do të mbahet muajin tjetër në Kiev.

\"Fatkeqësisht, ky vendim i Channel One, shuan përfundimisht shpresat për pjesëmarrjen e rusisë në Eurovision\", u shpreh një zyrtar i Europe Broadcasting Union (EBU).

Producentët e festivalit ishin duke negociuar me Ukrainën për lejimin e këngëtares ruse, por edhe duke vlerësuar mundësinë e performancës së këngëtares ruse Samoilova, nga Rusia, në lidhje satelitore. Vendimi për mostransmetimin e festivalit, nga televizioni rus, ka hedhur poshtë çdo ide dhe mundësi për pjesëmarrjen e këngës ruse.

Ukraina ndaloi performancën e këngëtares ruse Julia Samoilova, me pretendimin se ajo ka vizituar Krimenë, pa lejen e ukrainasve.

European Vision Contest, mbahet gjatë muajit maj, në Ukrainë dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë festival me këngëtaren Linda Halimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)