09 Janar 2025

Rugova e Hasit bëhet me shtëpi të kulturës

Prishtinë, 23 shkurt - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, nëpërmjet të cilit investon 200 mijë euro për projektin “Ndërtimi i Qendrës së Kulturës në Rugovë të Hasit, Komuna e Gjakovës”, ndërsa Komuna e Gjakovës merr përsipër të investojë 10 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetarja e Gjakovës e vlerësuan lartë këtë projektet të përbashkëta mes ministrisë dhe komunës, nëpërmjet të cilit Rugova e Hasit bëhet me shtëpi të kulturës dhe kështu krijohen kushte dhe lehtësira për zhvillimin e përgjithshëm të aktiviteteve kulturore në këtë rajon.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me gjitha komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës në  kulturë, rini dhe sport, sepse kështu krijohen mundësi dhe kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore, fusha këto që janë me interes për Kosovën.

Ndërsa kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin, dhe u shpreh se falë këtij bashkëpunim Rugova e Hasit bëhet me shtëpi të kulturës e kjo ka rëndësi të veçantë për atë rajon dhe për Gjakovën në përgjithësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)