24 Dhjetor 2024

Rrograek reagon ashpër për gjuhen raciste në këngën "Gabelica ime"

Prishtinë, 8 nëntor - Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (Rrograek), reagon ashpër lidhur me këngën e Kastriot Grajqevcit me titull "Gabelica Ime", e cila ditë më parë është lansuar në tregun muzikor kosovar. 

Për "Rrograek", teksti i kësaj këngë, i cili përmban gjuhë fyese, denigruese dhe raciste për komunitetin Romë, është i papranueshëm.

"Rrograek", konsideron se e gjithë kjo, është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe sistemin kushtetues të Kosovës, sipas të cilit të gjithë individët,  kanë të drejtë t’i gëzojnë këto të drejta dhe liri themelore , pa qenë objekt i çfarëdo lloji të diskriminimit, të bazuar në racë, ngjyrë, gjini, gjuhë, fe, opinion politik apo ndonjë opinion tjetër, prejardhje kombëtare apo shoqërore, lidhje me ndonjë komunitet, pronë, prejardhje familjare apo status tjetër.

Për "Rrograek" është e papranueshme që  gratë e komunitetit romë, të etiketohen e fyhen në këtë mënyrë, përmes teksteve të këngëve, në një  kohë kur falë Fondeve të Donatorëve të huaj,  po punohet intenzivisht, për integrimin e komuniteteve jo shumicë  në shoqëri,  për  trajtim të barabartë, pa dallime race, ngjyre e prejardhje.

"Rrograek", po ashtu kërkon që Institucionet e Republikës së Kosovës, të marrin masa të menjëhershme, lidhur me rastin në fjalë dhe se ata të cilët e kanë lansuar  këtë këngë, e cila fyen komunitetin romë,  të kërkojnë falje publike. E po ashtu autorët e tekstit,  ta marrin dënimin e merituar.

Kërkojmë që urgjentisht kënga të largohet nga tregu muzikor, derisa të përmirësohet gjuha fyese e denigruese, ndaj komunitetit romë, e përdorur në këngën me titull "Gabelica Ime".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)