15 Janar 2025

Rritet interesi i vendeve arabe e ballkanike ndaj telenovelave turke

Stamboll, 5 maj - Sipas të dhënave që ka publikuar një motor me emër kërkues biletash avioni në internet vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë vëmendja dhe interesi i vendeve arabe dhe ballkanike ndaj Turqisë.

Duke u bazuar në përfundimet e kësaj kompanie vendet arabe dhe ballkanike që kanë lidhje të ngushta me Turqinë e preferojnë këtë vend edhe për vizita turistike e pushime.

Përveç marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare vitet e fundit ndërveprimit me këto vende i është shtuar edhe sektori i telenovelave.

Telenovelat turke po thyejnë rekorde në shikueshmëri në këto vende, duke lënë prapa ngandonjëherë edhe prodhimet amerikane dhe latinoamerikane, gjë kjo që ka sjellë rritje edhe në numrin e klikimeve dhe kërkimeve në internet tek këto vende të biletave për të udhëtuar drejt Turqisë.

Po të krahasojmë kërkimet që janë bërë në vitin 2011 nga vendet e Ballkanit, si Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, për bileta fluturimi për të ardhur në Turqi, shikojmë se numri i këtyre kërkimeve në vitet 2012 dhe 2013 pothuajse është dyfishuar.

Opinioni që qarkullon më shumë është se falë telenovelave të shumta turke që transmetohen vitet e fundit në këto vende, ballkanasit kanë gjetur shansin për të njohur më nga afër kulturën turke.

Po ti krahasojmë me vitin 2011 kërkimet që janë bërë në vitin 2012 e prapa në internet për bileta udhëtimi me aeroplan nga Kuvajti, Bahrejni, Katari, Jordania, Jemeni dhe Libani për të ardhur në Turqi vëmë re se rritja në numrin e kërkimeve i kalon të 100%, kurse numri i kërkimeve të biletave në internet nga Bahrejni dhe Arabia Saudite drejt Turqisë është rritur mbi 200%.

Nga ana tjetër dihet që turistët që vijnë nga vendet arabe kanë dëshirë të vizitojnë vendet ku janë xhiruar telenovelat turke, dhe sidomos sheshet e xhirimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)