RrGK mban kuvendin vjetor të 20-të të anëtareve
"Është koha kur prezantojmë para organizatave anëtare si dhe para të gjithë juve, përparimin tonë në zbatimin e Strategjisë 2019-2022, me theks të veçantë në aktivitetet tona përgjatë vitit 2022", thekson RrGK.
Mbi të gjitha sipas RrGK-së është koha për të festuar, reflektuar si dhe për të vlerësuar kontributin e të gjithëve drejt avancimit të të drejtave të grave dhe arritjes së barazisë gjinore në Kosovë dhe përtej saj.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u themelua në vitin 1996, si një rrjet joformal i grupeve të grave dhe organizatave të regjioneve të ndryshme të Kosovës.
Që nga fillimi, RrGK u zhvillua në një rrjet që avokon në emër të grave dhe vajzave kosovare, në nivelin lokal, regjional dhe ndërkombëtar.
Duke përfaqësuar intereset e 190 organizatave anëtare, përfshirë këtu organizatat e grave të të gjitha grupeve etinike në mbarë Kosovën.