Rrëzohet Cameron Diaz
Los Angelos, 5 tetor - Cameron Diaz, e cila teksa ishte drejtuar për të hipur në makinë, ka rrëshqitur nga shiu që ka rënë në Los Angelos natën e së shtunës.
Menjëherë, bashkëshorti i saj 43-vjeçar e ka ndihmuar atë, përpara se ajo të kishte pësuar ndonjë dëmtim.
36-vjeçarja dukej shumë bukur me fustanin që mbante veshur dhe pse në të tillë formë jemi mësuar ta shohim gjithmonë bukuroshen bionde.
Në janar të këtij viti Cameron dhe Benji u martuan në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, kur kishin vetëm shtatë muaj që ishin njohur, pasi u prezantuan nga Nicole Richie, e cila është mikja e ngushtë e Cameron dhe bashkëshortja e binjakut të Benji, Joel.