25 Dhjetor 2024

Rona Nishliu sonte në gjysmëfinale të Eurosong

Baku, 22 maj - Rona Nishliu, e cila e përfaqëson Shqipërinë në Eurosong, sipas agjendës do të ngjitet e pesta në skenën e sallës “Crystal Hall” të Bakusë për gjysmëfinalen e parë që mbahet sonte.

Në prag të gjysmëfinales së parë të “Eurosongut”, parashikimet e publikuara në blog-et e internetit, e kanë radhitur Nishliun në vendin e gjashtë.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë Rona Nishliu - vajza e mençur e cila i dha ‘wiwiblogss’ një intervistë fantastike – është duke qëndruar e gjashta me 830 vota”, shkruan blogu “wiwibloggs.com”, duke iu referuar sondazhit “Kush do të fitojë Eurovisionin e sivjetmë”.

Sipas sondazhit të publikuar në këtë ueb faqe, favorit kryesor i “Eurovisionit” është shteti suedez që përfaqësohet me këngën “Euphoria” nga Loreen. Në vendin e dytë radhitet Rumania me “Zaleilah” të interpretuar nga Mandinga, derisa i treti sipas këtij sondazhi është përfaqësuesi i Serbisë, Zeljko Joksimoviq, me këngën “Nije ljubav stvar”.

Përgatitjet për festivalin e “Eurosong” janë bërë edhe në Shqipëri. Juria e cila do të votojë për këngët e shteteve të tjera përveç Shqipërisë, përbëhet nga Sokol Marsi, Edison Miso, Eranda Libohova dhe Endri Sina.

Ndryshe, me këngën “Suus”, e cila është kompozuar nga Florent Boshnjaku, Rona Nishliu ka fituar në edicionin e 50-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Triumfi në këtë festival tradicional të këngës shqiptare i ka mundësuar këngës “Suus” rrugëtimin drejt Bakus, në Azerbajxhan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)