24 Dhjetor 2024

Rona do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2012

Tiranë, 30 dhjetor - Festivalin e 50-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, në këtë vit jubilar e ka fituar këngëtarja Rona Nishliu. Me këngën e saj “Suus”, Rona do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2012.

Performanca e Ronës, videon e së cilës mund ta ndiqni më poshtë, u vlerësua si nga juria ashtu dhe nga publiku dhe kështu, kënga me muzikë dhe orkestrim të Florent Boshnjaku dhe tekst të vetë këngëtares Rona Nishliu, doli kënga më e mirë e këtij festivali që u zhvillua për katër net me radhë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Rona dot marrë pjesë vitin e ardhshëm në kompeticionin e muzikës europiane Eurovision Song Contest, edicioni i të cilit mot, do të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Kurse çmime të tjera ishin ai i Krfitikës që e fitoi Frederik Ndoci, Melodia më e mirë që e fitoi Endri Sina, teksti më i mirë, fituar nga Sokol Marsi dhe Orkestrimi më i mirë që u cilësua ai i Klodian Qafokut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)