27 Dhjetor 2024

Romani i Ilir Shaqirit promovohet në Miçigan të SHBA-së

Michigan, 27 tetor - Në Michigan të SHBA-së po mbahet edicioni i 16-të i manifestimit kulturor shqiptar “Ditët e Letërsisë Shqipe në Amerikë”, organizuar nga shoqata “Kuvendi”.

Në kuadër të aktiviteteve të sivjetme të këtij manifestimi, më datë 27 tetor, mes tjerash, do të promovohet edhe romani i këngëtarit dhe shkrimtarit të mirënjohur nga Prishtina, Ilir Shaqiri, “Lemza e dheut”, si dhe, nga po ky autor do të lexohet poezia e tij e njohur “Përmallimi atëror”.

Romani i Ilir Shaqirit “Lmeza e dheut” ka pasur disa prezantime në qendra të ndryshme kulturore, jo vetëm në hapësirat shqiptare. Ai është vlerësuar lart nga studiuesit dhe kritikët letrarë, sidomos për rikthimin temës kombëtare në romanin shqiptar.

Sipas vlerësimit të redaktorit të botimi të parë të këtij romani, Zef Kakoca, “Lemza e dheut” është një roman poetik, ku shfaqen personazhe dhe klithma nga mitologjia klasike shqiptare, njohuri historike e letrare që Ilir Shaqiri i vendos mjeshtërisht në syzheun e romanit.

“Ilir Shaqiri i tregon botës, me një kurajë shumë të madhe, udhën e pasosur edhe kur ajo merr flakë para syve tanë, duke i vënë në sfida të çuditshme personazhet, në lëvizje të përhershme, në çdo moment, duke manifestuar fuqi të jashtëzakonshme të udhës që ndjek si autor”, ka vlerësuar në një shkrim më të gjatë për romanin “Lemza e dheut”, Zef Kakoca.

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri viteve të fundit i është rikthyer pasionit të tij të hershëm për letërsinë, ndërsa ka botuar dy romane “Tan Temali” dhe “Lemza e dheut”, ndërkaq ka botuar po ashtu edhe një libër me studime nga fusha folkloristikës dhe estetikës me titull “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës”.

Shkruar nga Arben Veselaj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)