Romanca e presidentit, Zonja e Parë e Francës përfundon në spital
Paris, 13 janar - Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierëeiler thuhet se ka përfunduar në spital pas lajmit rozë për flirte të partnerit të saj, Presidentit Francoise Hollande me një aktore.
Tabloidet e ndryshëm francezë dhe jo vetëm theksojnë se lajmet për romancën që presidenti francez ka nisur me një aktore dhe personazh të televizionit, e kanë cuar bashkëjetuesen e tij Valerie deri në mjekime të detyrueshme.
Zonja e Parë ndodhet sot në spital dhe sipas burimeve pranë 48-vjecares nuk mund të lerë spitalin brenda pak ditësh.
Thuhet në media se Zonja e Parë është shtruar në spital ditën e Premte, ditë kur një gazetë ka shkruar se Hollande ka nisur një romancë me aktoren Julie Gayet, 41vjec.
Shumica e francezëve e dëshirojnë një ndarje të Presidentit Hollande me zonjën Triervveiler dhe kjo do të shënonte një herë të parë në historinë e Pallatit të Elize, ku një damë dëbohet prej aty.
Të premten tabloidi Closer shkruante se një person me kaskë në kokë që besohet se ishte Presidenti Hollande ka shoqëruar me motorr një femër me kaskë në kokë që thuhet se ishte aktorja Gayet dhe më pas cifti u ngjit në apartamentin e aktores.