Rollings Stones nuk plaken kurrë
Los Angelos, 21 tetor - Një javë më parë, këngëtari 64-vjeçar i Rolling Stone, Ronnie Wood, deklaroi se do të marrë një vit pushim nga e dashura e tij, Ana Araujo.
Megjithatë, me këtë ai nuk nënkuptoi se do të qëndrojë për disa kohë larg femrave. Në një ceremoni të zhvillua të enjten në një ambient mondan, Woods u shfaq përkrah të dashurës së tij të re, një 25-vjeçare.
Këngëtari dhe vajza pothuajse katër dekada më e re, janë parë disa herë në publik bashkë, madje edhe në momente intime përkëdheljesh apo përqafimesh.
Megjithatë, duke njohur historitë e mëparshme të yllit të Rolling Stones, është e vështirë të mendosh se këtë herë bëhet fjalë për dashuri të vërtetë.