Rolling Stones nisin koncertet e ditëlindjes
Londër, 26 nëntor - Grupi i rock-ut The Rolling Stones ka nisur serinë e pesë koncerteve për të shënuar 50-vjetorin e krijimit.
Ai është shfaqur të dielën mbrëma në Londër, para një publiku prej 20,000 njerëzish, duke sjellë shumicën e hiteve nga vitet 1960.
Dy koncertet e kësaj jave në Londër do të pasohen nga tre të tjerë në Shtetet e Bashkuara. Datat e sakta të tyre nuk janë bërë të ditura.
Këtë vit, The Rolling Stones kanë shënuar 50 vjet nga koncerti i tyre i parë në Londër, në korrik të vitit 1962.
Këngëtari Mick Jagger, kitaristët Keith Richards dhe Ronnie Wood dhe bateristi Charlie Watts janë në të 60-at ose 70-at e tyre.