"Rolling Stones" në Kubë
Havana, 27 mars - Koha ndryshon çdo gjë. Dhe, ashtu si kënga e tyre Koha është në anën time, grupi legjendar Rolling Stones arriti të jetojë kohën për të dhënë një koncert në Kubë.
Kuba komuniste e kishte ndaluar muzikën e Rolling Stonesave, për dekada të tëra duke e quajtur subversive, por mbrëmë kubanët mundën të shohin koncertin e tyre historik falas në Havanë.
Mendohet se ishin një milion e gjysmë gjerëz që e panë koncertin, një pjesë nga çatitë e banesave përrreth.
Mediat shtetërore kubane vlerësojnë se koncertin e panë më shumë se 500.000 njerëz. Ky është koncerti më i madh që jepet në Kubë që nga revolucioni i vitit 1959.