Rolling Stones hidhëron publikun me ballinën për Tsarnaevin
Boston, 18 korrik - Zyrtarë të Bostonit dhe shteteve të tjera në ShBA, kanë reaguar ashpër kundër ballinës që ka zgjedhur magazina Rolling Stone, ku shihet fotografia e sulmuesit të dyshuar për shpërthimet në Maratonën e Bostonit, Dzokhar Tsarnaev.
Kryebashkiaku i Bostonit Thomas Menino tha se ballina e publikuar, paraqet një shije të keqe, pasi i ofron Tsarnaev trajtimin e një personaliteti të famshëm.
Rolling Stone ka lëshuar një komunikatë më vonë, ku ka mbrojtur përzgjedhjen e saj, duke thënë se ajo reflekton përkushtimin e gjatë të Rolling Stones për një mbylim serioz dhe të kujdesshëm, të ngjarjeve më të rëndësishme politike dhe kulturore të ditës.
Për shkak të protestës publike, disa biznese amerikane kanë thënë se nuk do të shesin numrin e ardhshëm të magazinës për muzikë dhe pop-kulturë.
Tsarnaev është i akuzuar për vrasjen e tre njerëzve dhe lëndimin e 260 të tjerëve në Maratonën e Bostonit që ngjau më 15 prill.
Bashkë me vëllaun e tij, ata kanë përpunuar dy bomba artizanale.
Tsarnaev është shprehur i pafajshëm për të gjitha akuzat në ditën e parë të gjykimit kundë tij.
Ai është i vetmi i akuzuar në këtë rast, pasi forcat policore i vranë të vëllanë gjatë operacionit të kapjes së tyre.