Rolling Stones 50 vjet në karrierën muzikore
New York, 13 korrik - Grupi legjendar i rokut Rolling Stones mbush sot 50 vjet në karrierën e tij muzikore.
Për të festuar gjysmë shekulli së bashku, grupi ka planifikuar një ekspozitë në Londër si dhe hedhjen në treg të një libri të ri.
Rolling Stones, i përbërë nga Mick Jagger, kitaristët Keith Richards dhe Brian Jones, basisti Bill Wyman dhe xhezbandisti Charlie Watts, u formua në vitin 1962. 50 vjet më parë, më 12 korrik 1962 ata dhanë koncert në klubin Marquee të Londrës.
Që atë ditë ky grup ka qenë një ndër më të suksesshmit në historinë e rokut. Rolling Stones dominoi në klafikimet muzikore në vitet 60, 70 dhe 80 dhe vazhdon të ketë edhe sot e kësaj dite një ndikim të madh në brezin e ri të muzikantëve.
Ndër këngët më të suksesshme të grupit mbeten \"Jumping Jack Flash\', \'Satisfaction\', \'Gimme Shelter\' dhe \'Miss You\'.