Roberts nuk ka kohë për vete
SHBA, 15 gusht - Julia Roberts ka këmbëngulur se ajo vështirë se kalon kohën duke u kujdesur për pamjen e saj, pasi ajo është shumë e zënë duke rritur tri fëmijët.
Aktorja e \"Eat Pray Love\", e cila ka tre djem me bashkëshortin Danny Moder, ka këmbëngulur se ajo është gjithnjë tejet e zënë me familjen, sa që nuk ka kohë të mendojë për paraqitjen e jashtme.
\"Kur duhet të kujdeseni për katër njerëz, ju vërtet nuk keni kohë të merreni me veten\", theksoi Roberts.