Robert Pattinson dhe Kristen Stewart rikthehen bashkë
Hollywood, 17 tetor - Robert Pattinson dhe Kristen Stewart i kanë dhënë një tjetër mundësi lidhjes së tyre dhe këtë herë duket se foleja e tyre e dashurisë do të jetë në Angli.
Pattinson dhe Stewart u fotografuan duke darkuar së bashku ditën e hënë në Shtetet e Bashkuara dhe kanë vendosur ti japin një tjetër mundësi lidhjes së tyre, por këtë herë mijëra kilometra larg Hollywood-it, në Cornwall, një provincë e qetë në jug të Anglisë.
Të njohur të çiftit të cituara nga tabloidët britanikë thonë se si Robert, ashtu edhe Kristen janë të lodhur nga paparacët dhe të qënurit në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, ndaj dëshirojnë të jetojnë një jetë të qetë si një çift normal, larg çmendurisë së Amerikës.
Burimi pranë çiftit thotë se disa javë më parë, Robert mori Kristen për një vizitë 4-ditore në Cornwall ku dhe i ka propozuar asaj që të braktisë Hollywood-in për hir të dashurisë.
I njëjti burim shton se si Robert ashtu dhe Kristen kanë mbetur të kënaqur nga qetësia dhe mungesa e aparatëve të shumtë fotografikë që i kanë torturuar që nga muaji korrik, kur u publikuan fotot e tradhëtisë së Kristen Stewart me regjisorin Rupert Sanders.
Fotot duket se i përkasin së kaluarës tashmë, e kaluar që çifti i sagës Twilight po mundohet ta harrojë.