Robert De Niro filmon dokumentar për babain e tij homoseksual
Nju Jork, 28 maj - Aktori i shumë çmimeve Robert De Niro ka filmuar një dokumentar për babain e tij të vdekur, i cili ishte homoseksual, duke e titulluar ,,Duke e kujtuar artistin: Robert De Niro Sr."
Unë e ndjeja se duhet ta bëja këtë. Ndjehesha i obliguar. Ishte përgjegjësi e imja që të bëja një dokumentar për të', tha ai për revistën Out.
Aktori e mban gjallë kujtimin për babain e tij duke e ruajtur shtëpinë e tij të fundit dhe studion në pjesën e Sohos në qytetin e Nju Jorkut.
,,Kjo ishte mënyra e vetme për ta mbajtur gjallë ekzistencën e tij. Për mua, ai gjithmonë ka qenë një artist i madh", tha De Niro.