Robbie Williams përsëri këndon solo
New York, 6 tetor - Këngëtari Robbie Williams, i cili tash një vit është kthyer ne bendin e tij te vjetër Take That, serish ka vendosur ti përkushtohet solo karrierës. Robbie serish e ka braktisur bendin Take That.
Ai mund te rikthehet kurdo qe dëshiron. Ai është vëllai ynë, Robbie është gjithë i mirëseardhur. Nëse ndonjëherë ndodhet ne ndonjë fatkeqësi, ai gjithë mund te llogaris ne neve, ka thënë Gery.
Ai ka shtuar se bendit mire po i shkon edhe pa Robbien, si dhe tani edhe e kane përfundua turneun.
Te gjithë jemi te lumtur, edhe adhuruesit tanë janë te lumtur. Robbie tani po punon ne albumin e ri, kurse tek ne nuk ka asgjë te re ende, ka shtuar ai.