Rob Schneider martohet sërish
Beverly Hills, 28 prill - Aktori komik Rob Schneider është martuar me producenten meksikane televizive Patricia Azarcoya në një ceremoni private në Beverly Hills, të shtunën e kaluar.
Tashmë çifti po planifikon detajet e fundit të muajit të mjaltit.
Ja kaluam shumë mirë. Ishte dita më e lumtur e jetës sime sepse aty ishin të gjithë familjarët dhe miqtë tanë më të afërt, deklaroi aktori.
Rob Schneider ka qenë i martuar edhe dy herë të tjera më parë.