29 Dhjetor 2024

Rita: Tani që Kosova është e pavarur do këndoja në Beograd

Londër, 2 gusht - Rita Ora thotë se për të arritur pavarësinë Kosova ka duruar edhe urinë ndaj tani kur vendlindja e saj është e pavarur ajo nuk do të kishte problem të këndonte në Beograd.

Mediat serbe në internet i kanë mbushur ballinat me lajmin se këngëtarja me famë botërore e lindur në Prishtinë nuk e ka mohuar mundësinë e të performuarit në kryeqytetin serb. Për këtë ata i referohen një interviste të Ritës, dhënë revistës britanike “GQ”.

“Me qejf do të vija në Serbi dhe do të këndoja në kryeqytetin serb edhe pse plotësisht jam e vetëdijshme që ky gjest mund të kuptohej gabimisht në publik. Ajo që dëshiroj ta them mund të marrë konotacion politik dhe do të mund të bëhej një çështje e madhe, por kur je prej Kosovës e di që ishim të uritur dhe të dëshpëruar vetëm që të arrinim pavarësinë. Për këtë kemi luftuar”, kështu ka thënë Rita, për revistën britanike “GQ”.

22 vjeçarja ka lindur në Prishtinë ndërsa së bashku me prindërit është vendosur në Londër kur ishte vetëm një vjeçare. Sot ajo është pjesë e kompanisë së udhëhequr nga Jay Z.

Ajo gjithmonë në intervista shprehet krenare me origjinën e saj derisa në Prishtinë ka realizuar videoklipin e këngës “Shine Ya Light”, në të cilin ajo shfaqet me flamurin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)