Rita Ora vazhdon të befasojë në të gjithë shfaqjet e saj muzikore
Dublin, 4 gusht - Rita Ora vazhdon të befasojë në të gjithë shfaqjet e saj muzikore, me stilin e saj unik të të veshurit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, u shfaq në skenën muzikore të Oxegen në Dublin, Irlandë, me një veshje të çuditshme ngjyrë ulliri, domethënien e të cilës shumë pak persona arritën të kuptonin.
Megjithatë, për 22-vjeçarjen, ndonëse e mësuar me shumë shfaqje muzikore, ajo në Irlandë ishte e veçantë.
Oxegen, nuk na intereson për shiun. Shikohemi në skenë, në 7,15! Yeeeeeaaaahhhhh, shkroi Rita në profilin e saj në Twetter, disa orë para se të ngjitej në arenën e votuar si festivali më i mirë europian në dy vitet e fundit radhazi.