Rita Ora tregon edhe anën e saj sportive
Londër, 18 nëntor - Në një set fotografik për revistën Self, këngëtarja Rita Ora, ka treguar edhe anën e saj sportive. Gjithashtu, ajo ka treguar edhe sekretet e një trupi në formë.
Është si të jesh atlete. Nuk vrapoj në maratonë, por bëj stërvitjen që mundem. Duhet të kujdesesh për trupin që të mbijetosh në botën e spektaklit, është shprehur 24-vjeçarja me origjinë nga Kosova.
Ndërkohë, këngëtarja ka shtuar se i duket vetja heroinë kur nuk rri zgjuar deri vonë dhe kur nuk pi alkool për të ruajtur format trupore.