Rita Ora sportive dhe në një form të admirueshme
Kaliforni, 16 qershor - Rita Ora u fotografua në fundjavë pasi frekuentoi një palestër, në formë të mirë fizike dhe duke konsumuar një lëng frutash.
Ora tregoi edhe një herë më shumë se ajo nuk është vetëm një këngëtare e zonja, por edhe një e re me forma të admirueshme, që kanë ndikuar dukshëm në rritjen e suksesit të saj.
Megjithatë, pavarësisht shpirtit të saj sportiv, as në palestër Rita tregoi se nuk heq dorë tërësisht nga luksi, duke mbajtur një varëse të trashë floriri, vëthë floriri dhe një byzylyk të kushtueshëm në kyçin e njërës dorë.