Rita Ora shfaqet mjaft elegante në Paris
Paris, 27 maj - Kohëve të fundit Rita Ora ka performuar në Radio 1 Big Weekend, ku ajo u shfaq me një kostum shumë ngjyrësh.
Por ajo nuk e kishte këtë pamje kur u shfaq në Paris të hënen.
Ajo dukej shumë serioze dhe mjaft elegante derisa po dilte nga një studio televizive, ku ajo kishte promovuar muzikën e saj.
Rita është në Paris duke u përpjekur që të arrij sërish suksesin britanez me këngën e saj të fundit I Will Never Let You Down, e cila u rendit e para javën e kaluar.
Këngën ajo e ka shkruar bashkë me të dashurin e saj DJ Calvin Harris.