Rita Ora refuzoi X Factor për The Voice
Londër, 5 janar - Rita Ora ka treguar se ka refuzuar të jetë pjesë e jurisë së spektaklit X Factor, në mënyrë që ti bashkohej shout rival, The Voice UK.
Këngëtarja shqiptare ka thënë për The Sun se ka pasur dëshirë që të bëhet trajnere në garën e këndimit, për arsye se e respekton këtë format.
Respekti për këtë show është shumë i madh. Ai është i mirëpritur dhe i respektuar nga artistët tjerë, ka deklaruar Rita, transmeton Koha.
Kjo është arsyeja pse iu bashkova, sepse me të vërtetë e respektoja këtë format dhe mënyrën se si lidhesh me garuesit.
Nuk e di se si funksionon X Factor, isha atje vetëm për një ditë. Por, e kam shikuar shumë The Voice dhe më pëlqente se si dukej në TV dhe liria që kemi si trajnerë të bëjmë çfarë të duam, ka shtuar 24-vjeçarja.
Përkrah Ritës në jurinë e The Voice UK, janë edhe Sir Tom Jones, Will.i.am dhe Ricky Wilson.