Rita Ora pranon lidhjen me Calvin Harris
Dublin, 26 maj - Rita Ora është bërë bashkë me DJ Calvin Harris. Që nga dita kur ata janë parë së bashku në një Daft Punk-Party, ata kalojnë shumë kohë së bashku.
Më në fund, shqiptarja nga Prishtina, iu ka hequr dilemat fansave të saj, duke vërtetuar se ajo dhe skocezi Calvin Harris janë një çift.
Ajo, në një koncert të mbajtur në Irlandë, ka kënduar një këngë të re, të cilën ajo e ka paralajmëruar kështu: Kjo këngë mban emrin `Out Of Love, Not In Love` (shqip: jo më e dashuruar) edhe pse unë momentalisht jam e dashuruar, transmeton Albinfo.
Kështu, Rita ka bërë publik gëzimin për dashurinë e saj dhe duket se edhe Harris është jo më pak i lumtur.
Ai ka postuar tashmë në Twitter disa fotografi të së dashurës së tij, ku shihen në Casino-Petropole në las Vegas.