Rita Ora po projekton hapjen e një shkolle arti në Kosovë
Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka thënë se në partneritet me UNICEF-in, po planifikon të ndërtojë shkollë të arteve skenike në Kosovë.
Ndërkohë, revista amerikane e konsideron Kosovën si një shtet që është ende i trazuar pas luftërave ballkanike të viteve e 90-të.
Sipas revistës Glamour, shkolla skenike, që mendohet të hapet në Kosovë, ka të bëjë me format e artit në të cilën artistët përdorin zërin e tyre apo edhe lëvizjet e trupit që përfshijnë vallëzimin, muzikën, operan, teatrin, teatrin e kukullave, recitim e të tjera.