Rita Ora përsëritë: Jam nga Kosova
Zurich, 6 korrik - Me rastin e koncertit te saj te mbajtur te henen ne Zyrih, Rita Ora ka folur per mediat zvicerane per pervojen e saj te mire me Zyrihun, per luften ne Kosove, perndjekjen qe ishte ushtruar ndaj shqiptareve atje dhe, serish, per krenarine qe ndjen me perkatesine e saj si shqiptare e Kosoves, ka thene per televizionin 20 minute.
E pyetur nga gazetarja se a eshte krenare per prejardhjen e saj nga Kosova, Rita thote: Po, shume.
Ne jemi nje komb i vogel. Kur dikush prej nesh arrin dicka, kjo eshte pune shume e madhe. Eshte ndjenje e bukur mundesia e paraqitjes si ambasadore per vendin tim. Ajo po ashtu ka thene se, para se te vinte per te kenduar ne Cyrih, nuk e ka pasur idene se ne Zvicer ka kaq shume shqiptare. Ndersa pyetjes se nese do ta arrinte kete qe ka arritur, ne rast se do te kishte jetuar ne Kosove, Ora i pergjigjet se megjithate, ne Kosove nuk do te kishte kete shans.
Mundesite atje jane te kufizuara, por une jam e sigurt se kjo gje do te ndryshoje. Rita me tutje ka thene se kur familja e saj e ka sjelle ate si femije ne Londer, ka qene vetem nje vjec, keshtu qe e ka braktisur Kosoven shume kohe para se atje te niste lufta. Por gjysherit e mi qene debuar nga shtepia e tyre dhe gjyshi qe semure rende. Megjithate, kjo eshte vetem nje nder miliona historite e ngjashme. Une kisha fat.
Duke iu kthyer suksesit ne karrieren muzikore, Rita Ora thote: Eshte e pabesueshme! Une e pickoj per cdo dite veten, per tu siguruar se nuk jam duke enderruar