Rita Ora përgatit një këngë të re që quhet Poison
Londër, 12 gusht - Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, pas është duke e përgatitur një këngë të re që quhet Poison që në shqip nënkuptohet si Helm dhe teksti i kësaj kënge i dedikohet ish të dashurit të saj Calvin Harris por edhe ish-partnerëve të tjerë të saj.
Kënga vjen në kohën kur ajo kishte përfunduar lidhjen e saj me këngëtarin por edhe për shkak që në eventin muzikor të Teen Choice Award, Calvin nuk pranoi të merrte pjesë me të duke anuluar kështu edhe performancën e Rita Orës për të cilën ajo kishte filluar të përgatitej qysh moti.
Ajo deri me tani ka shijuar suksesin e këngës I will never let you down dhe kjo këngë e saj është dëgjuar mjaftë shumë mirëpo ditëve të fundit këngëtares nuk po i shkon asgjë mirë pas ndarjes me Harris.