Rita Ora një ndër më të suksesshmit për famën e saj
New York, 31 dhjetor - Miley Cyrus, Beyonce, Jennifer Lopez, Kim Kardashian, janë disa nga emrat më të njohur që bënë bujë këtë vit duke kaluar tapetin e kuq me shumë pak rroba në trup, për të ekspozuar linjat e tyre.
\"Harpersbazaar\" publikon një listë me 27 foto të femrave që u përfolën më shumë në 2015-n, për paraqitjen e tyre.
Mes tyre është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, për të cilën mund të thuhet se ky vit që po shkon ka qenë një ndër më të suksesshmit për famën e saj.
Fotoja e Rita Orës është bërë më datën 22 shkurt gjatë pjesëmarrjes në Vanity Fair Oscar.