Rita Ora, në lidhje me shokun e ngushtë të David Beckham
Londër, 20 prill - Kështu siç e ka nisur, Rita Ora shumë shpejt do të ketë më shumë të dashur sesa hite të kënduara, raporton në një shkrim të këtyre ditëve Daily Mail.
Vetëm pak javë më parë ajo u fotografua në Las Vegas me futbollistin 25- vjeçar, Luke Magill.
Por siç duket ai tashmë është vetëm një kujtim i së shkuarës, pasi këtë muaj këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar në krahët e agjentit të futbollit Dave Gardner, ndërsa shëtiste me të në Londër.
22-vjeçarja është njohur me Gardner, shokun e ngushtë të David Beckham, në fund të vitit që lamë pas, ndërsa një mik i saji e ka prezantuar me agjentin gjatë një feste dhe që në çastin e parë ka pasur një kimi të fortë mes tyre.
Një burim ka raportuar për mediat britanike se: Rita dhe Dave e pëlqejnë vërtet shumë njëri-tjetrin.
Këngëtarja e hitit Rip dukej shumë e afërt me 36-vjeçarin ndërsa shëtiste në rrugët e Londrës.
Rita ka hyrë me agjentin e futbollit në një dyqan për të blerë revista dhe pije të gazuara. Çifti ishte veshur thuajse njësoj.
Të dy kishin zgjedhur komplete tutash për këtë pazar të shpejtë. Siç raportojnë burimet, Rita po jeton në shtëpi me Gardner dhe ditët e fundit ata janë parë shpesh nën shoqërinë e njëritjetrit. Dave është një frymë e re për Ritën.
Ai është shumë i qëndrueshëm dhe me këmbë në tokë, tha burimi, duke shtuar që miqtë e këngëtares shpresojnë që kjo marrëdhënie të zgjasë.
Disa ditë pasi janë shkrepur këto fotografi, çifti është parë duke bërë shopping sërish dhe më pas kanë pirë bashkë. Dave ka qenë i martuar me aktoren Davinia Taylor dhe ai ka kujdestarinë e djalit të tyre 5-vjeçar, Grey.
Kumbarët e Grey-t janë të famshmit Kate Moss dhe David Beckham, që janë njëherësh edhe shokët e ngushtë të Dave-t.
Rita është përfolur për disa lidhje në jetën e saj, por më e bujshmja ka qenë marrëdhënia me Rob Kardashian.
Megjithatë, gjërat shkuan thartë për çiftin, dhe Rob pati një përçartje të turpshme për të, duke deklaruar se ajo kishte fjetur me 20 meshkuj.
Mediat sociale, ashtu si dhe kritika, i referohen Ritës me një mbiemër të turpshëm.
Pavarësisht gjithçkaje që flitet për jetën e saj private, Rita Ora cilësohet nga të gjithë si fenomeni i ri i muzikës botërore dhe së fundmi ajo ka pozuar në kopertinën e revistës së njohur Elle.