Rita Ora mohon lidhjen me Jay Z
Londër, 4 dhjetor - Ylli i Geordie Shore, Holly Hagan përmes rrjetit social Twitter e ka cilësuar Rita Orën si të pamoralshme.
Flokëkuqja Holly, publikoi thashëshemin se Jay Z po mashtronte gruan e tij Byonce, për katër vite me radhë me Rita Orën, e cila është mikeshë e çiftit në botën e muzikës.
Ndërkaq, Rita Ora ka përgënjeshtruar zërat mbi një lidhje të saj me Jay Z. Këngëtarja është kundërpërgjigjur nëpërmjet Twitterit, me tone të ashpra, duke thënë se ka heshtur në shumë raste lidhur me thashëthemet, por për këtë i duhej të reagonte.