Rita Ora me të dashur të ri
Londër, 16 dhjetor - Nëpër media të ndryshme sot u tha se Rita është ndjerë shumë keq pas poshtërimit publik që i bëri ish i dashuri, Rob Kardashian, i cili e akuzoi se ajo e ka tradhtuar me më së paku 20 meshkuj.
Sipas një burimi afër Ritës, thuhet se ajo është ndjerë e lënduar pasi që ka menduar se do të mund të vazhdonte shoqërinë me Robin. Sidoqoftë, tashmë ka dalë diçka tjetër.
Po flitet se Rita ka gjetur dashurinë e re. Bëhet fjalë për yllin e X Factor në Britani, James Arthur.
Ata të dy janë takuar kur Rita performoi në spektakël muajin e kaluar, kurse janë ritakuar në performancën e saj të dytë në episodin e fundit, vikendin e kaluar, transmeton Indeksonline.
Ata janë parë të afërt në prapaskenë. Bisedonin gjatë gjithë kohës dhe shkëmbyen numrat e telefonit. Ai dukej i interesuar që ta njohë atë më mirë, tha një dëshmitar.
Duket se ndjenja është reciproke. Së fundi Rita tha në një intervistë: Më duhet ta them të vërtetën. Kënaqem duke e parë James Arthurin në skenë